E dënuar më shumë se 50 herë, zgjidhet studentja e vitit

Ndryshe

E dënuar më shumë se 50 herë, zgjidhet studentja e vitit

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:50

Studentja e vitit, e zgjedhur nga National Union of Students (NUS), sindikatë në Britaninë e Madhe, quhet Natalie Atkinson, është 25 vjeç dhe me origjinë ngë Lancaster, Angli.

Vajza ka pasur një të kaluar disi të trazur dhe gjatë adoleshencës së saj, ka marrë më shumë se 50 dënime penale.

“Kam bërë më shumë se njëqind thyerje të rregullores e ligjit, dhe jam dënuar mbi 50 herë për agresion. Dikur juridiksioni nuk ishte objekt i studimeve të mia, pasi isha e inkriminuar. Pjesa më e madhe e krimeve përfshin efektivë të policisë, ndaj të cilëve kam ushtruar dhunë. Ndihem fajtore, askush nuk arrinte të më kontrollonte ose të kuuptonte se pse reagoja kështu. Nuk i duroja dot rregullat dhe utoritetet”, thotë 25 vjeçarja.

Pak ditë më parë Natalia është diplomuar për kriminologji, ndërsa për shkak të rezultateve të larta dhe ndryshimit të saj, u vlerësua si studentja e vitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat