Meksikë, manekini kufomë në vitrinën e dyqanit

Ndryshe

Meksikë, manekini kufomë në vitrinën e dyqanit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:25

Në Chihuahua, në Meksikë, ndodhet një dyqan nusesh, i cili është bërë i famshëm në të gjithë botën, por jo falë veshjeve që ai ekspozon. Veçantia e tij qëndron në llojet e manekinëve që mban në vitrine e dyqanit.

Njëra prej tyre është emëruar edhe si La Pascualita ose Little Pascuala. Sipas legjendave vendase, manekini, në të vërtetë është vajza e pronarit, e cila ka ndërruar jetë në një aksident tragjik ditën e saj të dasmës.

Pavarësisht se vetë pronari nuk e ka pranuar asnjëherë këtë fakt, legjenda bazohet në të dhëna të tjera, të cilat bëjnë që një pjesë e madhe e vizitorëve të bindet mbi ekzistencën e “vajzës së vdekur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat