Rekord me tatuazhe të “The Simpsons”

Ndryshe

Rekord me tatuazhe të “The Simpsons”

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 09:59

Një person nga Zelanda e Re, ka bërë tatuazhe në gjithë duart e tij, me personazhet e serialit të njohur “The Simpsons”, duke thyer kështu rekord Guennessi.

27- vjeçari Lee Weir nga Zelanda e Re, ka bërë tatuazhe të ndryshme të karaktereve të serialit “The Simpsons”, por i ka favorizuar ata vendasit e tij.

Lee ka vendosur që t’i ketë ata përgjithmonë në lëkurën e tij, vetëm që të ketë emrin në librin e rekordeve “Guenness”. Megjithatë, Lee ka një arsye pse është i dhënë pas “Simpsons”.

E ajo arsye është babai i tij, pasi që nuk e ka lënë atë kurrë ta shikojë serialin kur Lee ishte fëmijë, ngase i atij e konsideronte serialin të papërshtatshëm për të. Lee me këto tatuazhe duket sikur është duke iu hakmarrë babait.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat