Bluza 'Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë' është shitur për 573 euro

Ndryshe

Bluza 'Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë' është shitur për 573 euro

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:02

Zagreb, - Bluza më e famshme në Kroaci me mbishkrimin në gjuhën anglez 'Nuk më nevojitet seksi, Qeveria më pallon për çdo ditë' është shitur për 573 euro.

Pronari i deritanishëm i bluzës, kameramani televiziv Ivan Cvirn, në fund të korrikut për shkak të mbishkrimi kontestues mbeti pa punë, pasi hidhëroi kryeministren Jadranka Kosor dhe anëtarët e Qeverisë.

Ai mbante bluzën veshur, përderisa xhironte seancën e Qeverisë, gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga kryeministrja Kosor, e cila tha se të gjithë anëtarët e Kabinetit të saj janë të zgjedhur në mënyrë legale, e nuk kanë ardhur nga rruga dhe për këtë arsye nuk do të tolerojë provokime të këtilla.

Për shkak të bluzës kontestuese është ndërprerë edhe kontrata e firmës Studio Blend, në të cilën punon kameramani Cvirn, me televizionin komercial kroat RTL.

Cvirn e vendosi në ankand bluzën, e cila solli në pikëpyetje të drejtën e lirisë së shprehjes në Kroaci, me çmim fillestar prej vetëm një kune (13 eurocentë), ndërsa tashmë për 24 orë arriti çmimin prej 411 euro.

Bluza është shitur për 573 euro, ndërsa deri tani pronari i panjohur shumën duhet ta paguajë në llogarinë e shoqatës "Svijetllo zhivota" (Drita e jetës) që kujdeset për fëmijët pa prindër dhe për fëmijët me nevoja të posaçme.

Bluzën kontestuese Cvirn e ka blerë në SHBA, ndërsa për herë të parë një bluzë me mbishkrim të ngjashëm është prodhuar në Britani të Madhe në vitin 2007.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat