Miliarderi kinez dhuron pasurinë për bamirësi, lë familjen pa asgjë

Ndryshe

Miliarderi kinez dhuron pasurinë për bamirësi, lë familjen pa asgjë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 23:50

Yu-PengnianNjë miliarder kinez ka vendosur të dhurojë të gjithë pasurinë e tij prej 8.2 miliardë juan (1.2 miliardë dollarë) për bamirësi, duke lënë gruan dhe fëmijët e tij me asgjë.

Vetë i bërë miliarderi Yu Pengnian e filloi jetën e tij duke punuar si shofer pa para, por në moshën 88-vjeçare, është një nga njerëzit më të pasur në Kinë. Siç duket familja e tij mund të jetë pak e mërzitur nga ky lajm.

Me kalimin e pasurisë së tij në fondin bamirës që bart emrin e tij, Yu është bërë filantropi më i madh në historinë e Kinës. Ky manjat 88 vjeç, e ka shfaqur shpresën se vendimi i tij do të shërbej si shembull për kinezët e tjerë të pasur. Pjesa më e madhe e mjeteve nga fondi, do të drejtohet në projekte të mbrojtjes shëndetësore, edukim dhe likuidim të pasojave të katastrofave.

Me mjete të fondit, do të paguhet edhe operacioni i heqjes së kataraktit tek 150.000 persona dhe do të ndërtohen disa shkolla në rajone rurale të varfra në perëndim të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat