Ja për çfarë do të përdoren mbetjet organike të Botërorit të futbollit

Ndryshe

Ja për çfarë do të përdoren mbetjet organike të Botërorit të futbollit

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 19:15

Mbetjet organike të cilat janë prodhuar gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Gjermani do të përdoren për prodhimin e biometanit në Porto Alegre. Karburanti do të përdoret për furnizimin e kamionëve për të mbledhjen e mbetjeve. Projekti është realizuar nga Sulgas, agjencia shtetërore që merret me shitjen e metanit në Brazil.

Roberto Tejada, administratori i deleguar i Sulgas, është shprehur se projekti do të plotësojë ciklin e riciklimit nga momenti që biometani i prodhuar do të përdoret nga një mjet i destinuar në mbledhjen e mbetjeve, i cili do të ushqehet nga energjia që çlirojnë vetë mbetjet.

Presidenti i Fedarmetano, Dante Natali ka deklaruar se në të gjithë botën ka një interes të madh për përdorimin e karburantit të biometanit, për motive ambientale dhe ekonomike”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat