Ka shumë vapë, vjedh për të përfituar nga kondicioneri në burg

Ndryshe

Ka shumë vapë, vjedh për të përfituar nga kondicioneri në burg

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 20:22

Një i ri 23 vjeçar, për të shpëtuar nga vapa dhe i nxehti i madh, vendosi të kryejë një akt të cilësuar kriminal, për të përfituar nga ajri i ftohtë dhe i kondicionuar i burgut.

Policia izraeliane, ku edhe ndodhi ngjarja, tha se ka arrestuar një 23 vjeçar i cili ishte duke dëmtuar një makinë nëpërmjet hedhjes së gurëve mbi të në rrugën Harava. Gjatë marrjes në pyetje, i riu rrëfeu se bëri gjithçka vetëm që të përfitonte nga ambientet shumë të mira dhe kushtet e favorshme që ofronte stacioni policor.

23 vjeçari u arrestua dy herë brenda disa orëve. Gjatë mëngjesit ai kishte vjedhur diçka pa vlerë në një kopsht zoologjik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat