Duke bërë “Selfie”, 17 vjeçarja bie nga ura dhe vdes (FOTO)

Ndryshe

Duke bërë “Selfie”, 17 vjeçarja bie nga ura dhe vdes (FOTO)

Më: 23 prill 2014 Në ora: 21:47

Një “Selfie” vdekjeprurës ai i Xenia Ignatyeva, një adoleshente e cila gjeti vdekjen duke rënë nga një urë e lartë 30 metra, pasi tentoi të vetëfotografohej, fotografi e njohur ndryshe si “Selfie”. Vajza ruse 17 vjeçare u zvarrit në një urë ku kalonte hekurudha në Shën Petërbuurg duke menduar se po bënte një fotografi spektakolare, moment kur ndodhi gjithçka. Diçka duket se shkoi keq dhe Xenia rrëshqiti, duke përfunduar në tokë e vdekur. Ky alarm u dha nga disa miq të saj, të cilët e panë duke rënë në ujë dhe lajmëruan ndihmën e shpejtë. Mirëpo pavarësisht tentativave për ta shpëtuar, 17 vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat