Rekord botëror: Kolona 1 km e gjatë me 21 mijë vezë të Pashkëve

Ndryshe

Rekord botëror: Kolona 1 km e gjatë me 21 mijë vezë të Pashkëve

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:39

Një rekord simpatik botëror e ka arritur komuna Château d'Oex në kantonin Vaud: rekordin për radhitjen e numrit më të madh të vezëve të Pashkëve.

Një kilometër e gjatë ka qenë radha e vezëve të ngjyrosura që qytetarët e zellshëm të kësaj komune e kanë bërë të hënën, duke i rreshtuar njërën pas tjetrës plot 21723 vezë. Rekordin deri më tash e mbante një komunë nga Gjermania, Osterholz-Scharmbeck afër Bremenit, me vetëm 13626 vezë të radhitura.

Përgjegjësve të librit të rekordeve të Ginisit u duhen tri deri katër javë për të vërtetuar se rekordi i plotëson kushtet peër të hyrë në librin e përmendur, kanë thënë organizatorët për mediet.

Vetëm një ve nga mbi 20 mijë sish është thyer gjatë aksionit që ka mbledhur numër të madh kureshtarësh. Vezët, pas spektaklit u kthehen pronarëve ose u dërgohen shtëpive të pleqve dhe spitaleve në regjion. Ndërsa shuma e grumbulluar prej 6000 frangash me këtë rast i është dhuruar shoqatës së familjeve me fëmijë të sëmurë nga kanceri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat