Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverë

Ndryshe

Kombinime ngjyrash për thonjtë në pranverë

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:00

Pranvera është kohë e përsosur për të bërë eksperimente me ngjyra, nga ngjyra e flokëve, e rrobave e deri te ngjyra e thonjve.
Ngjyra rozë dhe e hirtë
Ky është një kombinim shumë i mirë për shkak të kontrastit të madh të ngjyrave. Ngjyra rozë intensive e kombinuar me ngjyrën e hapur të hirtë bëjnë një kombinim shumë të mirë. Kur mendojmë për pranverën ngjyra rozë është e para që na vjen në mend.

E kuqja dhe nektarin
Sigurohuni ta keni në dollap, sepse do të jetë prezent gjithkund. Fakti se i takojnë të njëjtit ten ngjyrash të ngrohta e bën kombinimin e tyre edhe më të bukur dhe të pëlqyer.

Menta dhe koral
Ky kombinim është shumë i këndshëm për shkak se është i ëmbël dhe delikat, ashtu si është vetë pranvera, shkruan Living. Për shkak se të dyja janë ngjyra të hapura, kombinimi i tyre jep një rezultat të mrekullueshëm.

Smerald dhe e artë
Ngjyra smerald, d.m.th. ngjyra e gjelbër e mbyllur, është shpallur ngjyra e vitit 2013, kështu që do ta shihni në çdo anë. Kombinimi i kësaj ngjyre me ngjyrën e artë duket jo vetëm bukur, por edhe elegant. Ngjyrat e tilla bien në sy dhe mund të përdoren për çdo rast.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat