“Tani që kam vaginë, shpresoj të krijoj familje”

Ndryshe

“Tani që kam vaginë, shpresoj të krijoj familje”

Më: 19 prill 2014 Në ora: 23:47

Një grua në Meksikë, e cila u bë me vaginë të rritur në laborator, ka folur për herë të parë.


Ajo është një nga katër gratë e lindura pa vaginë, por që u bënë me një të tillë falë shkencëtarëve të “Wake Forest Baptist”.


Ata i kanë krijuar asaj një vaginë të re, duke përdorur qelizat e trupit të saj.


“Në fillim nuk ishte e lehtë, duke menduar se një pjesë e trupit tënd do të prodhohet në laborator. Ishte e vështirë që ta kuptoje”.


Ajo thotë se ka kaluar momente të vështira dhe depresioni, sidomos kur i thanë se nuk mund të kishte fëmijë.


Por tani ajo është e lumtur. Organi i saj punon sikur të mos ishte bërë në laborator dhe trupi i saj e ka pranuar jashtëzakonisht mirë.


Tani ajo shpreson që të bëjë fëmijët e saj, edhe pse ky është një proces i vështirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat