Klipi muzikor për prokuroren e Ukrainës, 3.7 milionë shikime brenda 3 ditësh

Ndryshe

Klipi muzikor për prokuroren e Ukrainës, 3.7 milionë shikime brenda 3 ditësh

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:43

Fama e kryeprokurores së Krimesë, Natalya Poklonskaya, vazhdon në internet. Një klip muzikor i bërë nga videot e saj ka arritur miliona shikime në YouTube, ku një figurë e opozitës e quan atë “një seks simbol të Rusisë”.

Sekuencat e deklaratës emocionuese të Poklonskaya-s mbi puçin dhe kaosin e Ukrainës kanë bërë xhiron e internetit që prej muajit mars, por kjo është hera e parë që ato shoqërohen me muzikë.

Muzika e bërë nga një DJ anonim në internet, i njohur si “Enjoykin”, mund të përshkruhet si e thjeshtë. Në një kombinim të deklaratave dhe intervistave të ndryshme formale, Poklonskaya duket sikur po këndon: “Fuqi. Gjak. Njash-Njash. Gjak. Fuqi. Krimea është e jona” (fjalë që rimojnë në gjuhën ruse).

Videoja përmban edhe animacionin e kryeprokurores në stilin japonez, e cila lufton përbindëshat dhe dërgon një anije “miqësore” tek një vajzë, e cila përfaqëson Ukrainën.

Videoja e hedhur në YouTube mbasditen e së martës ka arritur 3,791,552 shikime ditën e premte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat