Adoleshenti nëna e të cilit është prostitutë, në trajnim te Man United

Ndryshe

Adoleshenti nëna e të cilit është prostitutë, në trajnim te Man United

Më: 18 prill 2014 Në ora: 16:07

Adoleshenti, djalë i një punëtore të seksit që u rrit në lagjet e varfra të Kolkata të Indisë, është përzgjedhur zgjedhur për të trajnuar me Manchester United.

Rajib Roy, i cili ndan një dhomë të vetme me dritë të kuqe, me nënën e tij dhe vëllain në rrethin e Kolkata , do luaj futboll në Old Trafford, pasi është zbuluar nga ana e agjentëve të talenteve .

16 - vjeçari është një nga 11 adoleshentët që shkojnë në Britani të Madhe këtë fundjavë për të kaluar dy javë trajnim me trajnerët e Manchester United.

I riu i talentuar ra në sy të agjentëve të talenteve nga klubi i famshëm anglez në një turne kombëtar për lojtarët më të mirë të rinj të Indisë.

Shumica e djemve të tjerë që udhëtojnë në Mançester këtë fundjavë janë nga familje të pasura dhe kanë avantazhin e shkollimit të mirë dhe rrjedhshmëri në anglisht.

Rajib nga ana tjetër, është rritur duke luajtur zbathur në rrugë të këqija të Kolkatas ku ai jeton në zemër të zonës më të madhe të shtëpive të prostitucionit në Azi.

Në apartamenti e tyre të vogël gjithashtu ka një poster të lojtarit të Chelseat Oscar, idol i Rajibit, pasi sikurse ai edhe ylli i futbollit londinez, vjen nga një e kaluar e varfër në Brazil.

Ashtu si shumica e djemve në lagjen e tij Rajib nuk ka asnjë ide se kush është babai i tij, dhe ai e përshkruan momentin kur kuptoi se ishte përzgjedhur nga Manchester United, sikur të kishte gjetur babin e tij.

Shumë nga miqtë e tij kanë rënë pre e drogës dhe krimeve të vogla, por Rajib ka disa perspektiva në sajë të aftësive të tij natyrore në futboll.

Jeta e tij ndryshoi dy vjet më parë, kur nëna e tij e dërgoi atë në shkollën lokale për fëmijë të prostitutave Rahul Vidya Niketan.
.
Ajo shkollë u hap Komiteti Durbar Mahila Samanwaya me qëllimin për të përmirësuar jetën e punëtoreve të seksit dhe familjeve të tyre.

Katër vjet më parë themeluesi i DMSC Dr Samarjit Jana ndërmorri një iniciativë për të hapur një shkollë futbolli, duke besuar se sporti është mënyra më e mirë për integrimin e kësaj kategorie në shoqëri.

Këtë vit sulmuesi Rajib ishte pjesë e ekipit të West Bengal që fitoi turneun Kombëtar të Lagjeve të Varfëra në Nagpur.

Muajin e kaluar ai dhe 30 të tjerë nga DMSC ishin zgjedhur për të marrë pjesë në një kampionat mbarëkombëtar të shkollave të futbollit në Goa.

Agjentët e Manchester United po e përcillnin turneun, dhe zgjodhën 11 djem që do të fluturojnë në Britani dhe Old Trafford të dielën.

Ndër të tjera ata do të mund të vizitojnë pa pagesë hapësirat e stadiumit të famshëm, që normalisht kushton 20 funta, sa janë të ardhurat mujore të familjes së Rajibit.

Muajin e kaluar kur Rajib u zgjodh për të marrë pjesën në turneun mbarëkombëtarë në Goa, ai shkoi me vonesë atje, pasi iu desh të udhëtonte me tren, ndërsa të gjithë të përzgjedhurit tjerë, kishin udhëtuar me aeroplan.
Ai e pranon se shpesh me paratë që nëna i jepte për ushqim, ai i harxhonte duke shkuar për të parë turne futbolli nëpër qytete tjera.

Dr Jana tha se: "Ëndrra e Rajibit është që të ndërtojë një karrierë në futboll. Ai dëshiron të luajë në Premier Ligën angleze dhe ekipi i tij i preferuar është Manchester United.

"Një nga qëllimet e tjera të tij është të ndihmojë vëllain e tij nëntë vjeçar që të marrë në një shkollë të mesme angleze, kështu që ai të mund zhvillojë një karrierë më të mirë akademike ".

Dr Jana shtoi: "Ne kemi filluar një akademi futbolli në një shkallë shumë të vogël katër vjet më parë . Ajo ofron trajnime për fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara siç janë punëtorët e seksit dhe punëtorët e ndërtimit . Nga 11 djem të zgjedhur nga kjo pjesë lindore e Indisë nga Manchester United dy prej tyre janë nga komuniteti ynë”.

"Në Indi ka pesë milionë punëtorë të seksit, dhe ne jemi duke arritur të u ofrojmë ndihmë vetëm një pjese të vogël të tyre”

"Kjo tregon se në qoftë se ju u jepni atyre mundësi që ata kenë një shans për sukses, unë jam i sigurt se djemtë e tjerë do ta ndjekin atë".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat