E fal vrasësin e të birit sa i ishte vënë litari në fyt (FOTO)

Ndryshe

E fal vrasësin e të birit sa i ishte vënë litari në fyt (FOTO)

Më: 17 prill 2014 Në ora: 16:08

Këto foto të rralla janë realizuar në Iran dhe tregojnë një ekzekutim që ndalon në momentin e fundit.

Një i dënuar për vrasje është gati për t’u varur.

Karrigen poshtë do ia heqë nëna dhe babai i viktimës.

Por në vend të kësaj, nëna e viktimës vendos ta falë, duke i dhënë një shuplakë në fytyrë.

Në këtë moment të rrallë, nëna e të dënuarit vrapon dhe e përqafon nënën e viktimës, e cila po qan.

Babai i viktimës tha se gruaja e tij kishte ndryshuar mendje, pasi i kishte dalë në ëndërr djali i vdekur.

Ai i tha në ëndërr se është në një vend të mirë dhe ata nuk duhet të hakmerren.

Ngjarja ndodhi shtatë vjet më parë dhe autori i krimit e theri viktimën 18- vjeçare në rrugë.

Irani ekzekuton qindra njerëz në vit.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat