Fiton punën në ekipin Red Bull duke krijuar modele nga letra

Ndryshe

Fiton punën në ekipin Red Bull duke krijuar modele nga letra

Më: 16 prill 2014 Në ora: 09:54

Trimi i këtij tregimi, Paul as ëndërr nuk e ka parë që hobi i bërjes së maketeve të bolidëve të Formula 1 atij në fakt do t’i sigurojë punë në njërën nga ekipet më të forta në botë të këtij sporti.

Bërja e modeleve të automobilave komplet nga materiali i blerë është një gjë më e lehtë, por ndërtimi i replikës identike i bolidëve nga paketimet e drithërave dhe dekorimet e letrave mbështjellëse është diçka krejtësisht tjetër.

Modeli Red Bull RB7 i Paul ka 65 mijë pjesë, duke përfshirë komplet motorin, është i punuar aq hollësisht dhe në mënyrë precize sa kurrë nuk do t’ju shkonte mendja që është i punuar nga letra.

Modelet e tij janë impresionuese dhe si të tillë kanë tërhequr vëmendjen e madhe jo vetëm të publikut në internet, por edhe të ekspertëve të ekipit Infiniti Red Bull, të cilët kanë vendosur që të riut gjenial t’i ofrojnë punë në firmën e tyre.

“Gjëja më e bukur në punën time për Red Bull është fakti që ajo që bëj është hobi im”, tha Paul.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat