Emocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së tij

Ndryshe

Emocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së tij

Më: 16 prill 2014 Në ora: 08:57

Victori kishte një buzëqeshje me të cilën mund të merrte gjithçka që donte. Ndërsa, nuk kërkonte shumë. Jetonte me babanë e tij, nënën amvise dhe pesë vëllezërit e motrat në një lagje të varfër në Mançester. Jeta e tij vazhdon të jetë interesante, edhe 77 vjet pas vdekjes së tij tragjike.
Viktor Holmes ishte fëmija i Peter dhe Elizabeth Holmesit. Babai nuk hezitoi të tregonte se cili nga trashëgimtarët është më i dashuri për të. Natën kur vdiq, një nga gjërat e fundit që bëri ishte që pas fotos së djalit të shkruaj: “Veglat ia lë Victorit nëse premton se një ditë do të jetë marangoz si babai i tij”.

Sikur që babai nuk mund të shihte rritën e fëmijëve, as Victori nuk mundi të përmbush dëshirën e babait. Vdiq tri javë para ditëlindjes së 12. Megjithatë, vdekja, si jeta e tij, nuk ishte e rëndomtë.

Në faqen e parë të gazetës lokale Victori u gjet më 1934. Për të u tha: “Nxënësi nëntëvjeçar Victor Holmes përjetoi aksidentin e tij të 11, kur derdhi ujin e ngrohtë valë dhe fitoi djegie të rënda. Para kësaj, Victori tri herë gati sa nuk u mbyt në ujë, dy herë e goditi vetura, një herë motori, e një herë u dogj me karbid”. Victorin pra qyteti e njihte si çunin që ka jetë më shumë se macja, transmeton Telegrafi.

Në ato vite, kur në Angli ishte një krizë e madhe, shumica nuk mundnin të kishin kujdes shëndetësor. Në spital njerëzit shkonin veç për gjëra tepër serioze, kur nuk kishin zgjidhje tjetër, ndërsa që i varfri ta thirrtë ndihmën e shpejtë kjo nuk vinte në shprehje. Të varfrit duhej të gjendeshin si munden.

Duke ditur këtë, nuk është e vështirë të imagjinohet se sa serioze ishte fatkeqësia e fundit të vitit 1936, kur prindërit e tij e dëshpëruar e çuan menjëherë në spital .

Duke luajtur në rrugë me vëllezërit e tij, Victori i prirë për aksidente, doli në rrugë. Këmba i lidhet në një karrocë kali. Karrocieri nuk u ndal meqë nuk dinte se çfarë ndodhi, ndërsa kur ndaloi ishte vonë. Victori e lëndoi keq këmbën. Shërimi zgjati për disa javë. Këmba ishte aq e deformuar sa që ai nuk mundte të ecte më pa paterica, ndërsa vazhdimisht kishte dhimbje. Por, nuk ankohej dhe kurrë nuk e ndalte buzëqeshjen.

Aksidenti fatal e i fundit i Victorit ishte në fillim të vitit 1937. Në një vend ndërtimi, ku luante me fëmijët, ra në një gropë me gëlqere. Meqë nëna nuk kishte para për spital, u vendos në një ambulancë për të varfrit, ku nuk mund të bënin shumë për të. Me sharmin e tij, ai pushtoi zemrat e të gjithëve. Por, i gjori vdiq nga osteomieliti kronik, një dobësimin i muskulit të zemrës dhe amiloidoza. Nëna e tij, vëllezërit dhe motrat e adhuronin, e po ashtu edhe infermieret. Të gjithë kanë qarë kur e varrosën pranë babait të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat