Aftësimi bazik i fëmijëve duhet të fillojë nga prindërit, para se ata ta nisin shkollimin fillor

Ndryshe

Aftësimi bazik i fëmijëve duhet të fillojë nga prindërit, para se ata ta nisin shkollimin fillor

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:22

Kreu i inspektoratit të shkollave “Ofsted” në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Wilshaw, ka thënë se secili prind duhet t’iu mësojë dhjetë karakteristika fëmijëve të tyre, para se ata të nisin shkollimin.

Michael Wilshaw ka njoftuar se shumë fëmijë kanë filluar ditën e parë të shkollës duke e pasur të pamundur ta përdorin tualetin në mënyrë të duhur apo të ndjekin instruksione të thjeshta.

Gjatë publikimit të raportit të Ofstedit rreth shkollimit të hershëm, Wilshaw tha se derisa shumë prindër u mësojnë fëmijëve të tyre aftësi jetike, disa të tjerë nuk ia dalin mbanë kësaj gjëje, duke u rezultuar fëmijëve të tyre vështirësi në fillim të arsimimit.

Gjithashtu ai theksoi se lista e aftësive themelore, siç janë të ulurit, dëgjimi dhe kuptimi i fjalëve “jo” dhe “ndal” do t’u ndihmonte prindërve t’i siguronin fëmijët e tyre me karakteristika të nevojshme për nisjen e shkollimit fillor.

“Fëmijët që nuk kanë mësuar rregulla themelore nga prindërit e tyre e kanë më të vështirë të përcjellin instruksionet, të kuptojnë më lehtë apo ta menaxhojnë higjienën e tyre bazike. Shumë fëmijë gjatë moshës 5-vjeçare nisin të shqiptojnë fjalët e numrat dhe të thurin fjali, gjë që fëmijët e papërgatitur nga ana prindërore e kanë të pamundur ta bëjnë”, ka thënë Michael Wilshaw.

“Ekzistojnë shumë dëshmi rreth asaj që suksesi i mëvonshëm i fëmijëve nuk varet në mënyrën sesi mbathin këpucët, vishen apo shkojnë në tualet, por në të qenët të sigurt, kureshtar dhe të motivuar”, i kishte thënë vite më parë konsulentja Nancy Stewart – Wilshawit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat