Njeriu që mbledh plastikë nga një biçikletë lundruese

Ndryshe

Njeriu që mbledh plastikë nga një biçikletë lundruese

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 07:23
35 vjeçari Dhruv Boruah

35 vjeçari Dhruv Boruah ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës me mënyrën që ka zgjedhur për të ngritur vetëdijen lidhur me ndikimin e plastikës në ambient.

Në Londër ai me një biçikletë të cilës i ka vendosur në të dy anët nga një pjesë lundruese të verdhë, si dhe rrjetë të peshkimit, përshkon lumenjtë dhe kanalet e qytetit, duke mbledhur mbetjet e plastikës.

Ai tregon si takohet me njerëz gjatë rrugës së tij.

“U tregoj atyre për punën time, plastikën, dhe si gjithçka fillon këtu në kanale”, tregon ai teksa mban baraspeshën e biçikletës së tij.

Boruah shpreson se kampanja e tij-Projekti Thames, do t’i bëjë njerëzit të vetëdijshëm për rrezikun e plastikës, dhe do t’i frymëzojë ata që të ndërmarrin aksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat