Ariu 2 metra i ndal rrugën, tre femrat tmerrohen në makinë

Ndryshe

Ariu 2 metra i ndal rrugën, tre femrat tmerrohen në makinë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:19
Ariu

Një gjyshe ka treguar frikën që ka përjetuar me të bijën dhe mbesën kur kishin dalë për shëtitje dhe iu shfaq një ari i zi.

Tanya Mallaney u tmerruan nga kafsha 2 metra e gjatë që u afrua në makinën e tyre dhe i shkëputi pasqyrën anësorë ndërkohë që godiste vazhdimisht xhamin.

Fotografitë shokuese të kapura nga vajza e 53-vjecares tregojnë ariun që afrohet dhe ka qëllim ti kafshojë.

"Rregullat e parkut thonë se duhet rënë tri herë borisë, po që se diçka nuk është në rregull. Ashtu edhe veprova, por askush nuk u shfaq”, tha Tanya Mallaney për Dailymail.

Pavarësisht se ishin të frikësuara për vdekje, të treja ruajtën qetësinë derisa gjyshja shofere largoi makinën.

Rojet e parkut thanë se nuk e kanë dëgjuar borinë, ndërsa shpjeguan se këto sjellje të pazakonta të ariut janë si pasojë e temperaturave të larta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat