Si të fitoni 25 mijë dollarë duke veshur një bluzë …

Ndryshe

Si të fitoni 25 mijë dollarë duke veshur një bluzë …

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 09:06
Addison Barnes

Një student i gjimnazit  "Oregon" do të përfitojë dëmshpërblimin prej 25 mijë dollarësh dhe një letër nga drejtori i shkollës ku i kërkohet falje pasi u gjykua për një bluzë.

Gjykatësi i ka dhënë të drejtë 18-vjeçarit që kishte veshur një bluzë pro presidentit Trump, gjë që sipas drejtorit të shkollës nuk ishte e lejueshme.

Addison Barnes ishte në gjimnazin Liberty në janar kur u pezullua se promovonte ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.

Në bluzë shkruhej: "Thjesht muri po zgjatet 3 metra" dhe u konsideruar sikur mbronte diskriminimin ndaj emigrantëve.

Studentët e dërguan rastin e tij tek drejtori pasi u ndjenë të fyer dhe të kërcënuar, ndonëse gjykata i dha të drejtë për të veshur cdo gjë që dëshiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat