Roja nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro, gjesti i tij i mirë e lë të zhgënjyer përjetë

Ndryshe

Roja nga Elbasani gjen çantën me 3 mijë euro, gjesti i tij i mirë e lë të zhgënjyer përjetë

Më: 28 prill 2018 Në ora: 23:19
ilustrim

Me një ngjarje jo nga ato që na ndodhin çdo ditë, është përballur një roje nate në një lokal të qytetit të Elbasanit.

Pasi klienti i fundit largohet, ai bën një xhiro në kafenenë ku është i punësuar pasi ka për detyrë të kontrollojë çdo skutë të lokalit.

Pasi i ka rënë rrotull, ka gjetur një çantë me 3 mijë euro brenda në kopshtin para lokalit.

Siç duket çantë e kishin harruar aty apo i kishte rënë dikujt pasi në atë orë të vonë nuk e kishte vënë re asnjë prej kalimtarëve.

Ai ia ka dorëzuar personit që e harroi, por si falenderim mori vetëm një “mirupafshim”.

55-vjeçari nga Elbasani dëshiron të mbetet anonim në lidhje me ngjarjen.

Roja deklaroi:

E mora çantën dhe kur pashë aq shumë para, u futa brenda të shikoja përsëri dhe të kontrolloja që nuk kishte drogë apo armë. Gjithçka mund të ndodhë. E shikova përsëri dhe pashë që ka vetëm para, me kapluan djersët. Pas disa orësh vjen një njeri i cili më pyeti nëse e kisha gjetur një çantë. I tregova që po, dhe ia dhashë çantën. Ai e mori, shpejt e shpejt i numëroi dhe tha; ‘Në rregull, faleminderit dhe mirupafshim”.
Ai shtoi i qeshur:

Nuk pendohem! Gjithmonë dua të konsumoj atë që më jep Zoti dhe s’dua të ha hakun e tjetrit. Pothuajse çdo javë këtu në lokal gjej ndonjë telefon të harruar, por gjithmonë ia jap të zotit. Do kisha mbushur një maune me telefona.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat