Ashtu siç jetoi, ashtu edhe u dërgua në banesën e fundit: Milioneri vendosët në arkivol ari, i mbuluar me stoli ari

Ndryshe

Ashtu siç jetoi, ashtu edhe u dërgua në banesën e fundit: Milioneri vendosët në arkivol ari, i mbuluar me stoli ari

Më: 5 prill 2018 Në ora: 07:26
Arkivoli i Sheron Sukhedo

Një burrë nga Trinidadi u lag me shampanjë para se të trupi i tij të digjej pas një shërbimi funerali, ku ai ishte vendosur në një arkivol ari të veshur me 100,000 dollarë stoli.

Sipas mediave të huaja, Sheron Sukhedo, 33 vjeç, u qëllua me armë jashtë shtëpisë së prindërve të gruas së tij në Trinidad dhe Tobago javën e kaluar.

Të premten, magnati i pasurive të patundshme dhe tregtari i makinave të përdorura u shtri në arkivol në mënyrën se si ai jetoi – i mbuluar me “pasurinë e tij”.

Siç bëhet e ditur, ai u vendos në një arkivol ari prej 50,000 dollarësh, të stolisur me bizhuteri dhe stoli të arit që thuhet se ishin me vlerë 100,000 dollarë.

Një palë çizme të shtrenjta thuhet se u vendosën gjithashtu brenda arkivolit nga të afërmit e tij.

Trupi i babait të dy fëmijëve, shtohet më tej, u shoqërua nga shërbimi i varrimit në një Bentley prej 150,000 dollarësh.

Stolitë atij besohet se i janë hequr para se ai të ishte djegur.

Sipas mediave vendase, policia po heton një lidhje të mundshme familjare me vdekjen e Sukhedo.

Zyrtarët thanë gjithashtu se anëtarët e bandës së qytetit Rasta kishin komplotuar vrasjen e tij vite më parë – pavarësisht se Sukhedo u mbrojt nga një bandë rivale.

Ai thuhet se mbijetoi një përpjekje në jetën e tij dy vjet më parë dhe kishte një numër oficerësh në listën e pagave të tij për ta mbrojtur atë nga armiqtë e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat