Martohen brenda akuariumit gjigant të mbushur me ujë, nusja dhe dhëndri thanë “po”

Ndryshe

Martohen brenda akuariumit gjigant të mbushur me ujë, nusja dhe dhëndri thanë “po”

Më: 27 janar 2018 Në ora: 07:23
Pamje nga video

Dhëndri që kishte njoftuar nusen e tij në ueb-faqen “Plenty of Fish”, gjithmonë kishin planifikuar të martohen nën ujë.

Gary Dongray kishte angazhuar një ekip të specializuar që t’i prodhojnë një akuarium gjigant, në të cilin mund të futet ai së bashku me nusen e tij të veshur me fustan të bardhë.

Ndërkaq ceremoninë e tyre martesore e ndiqnin nga afër dasmorët që ishin mbledhur në një restorant dhe po i shikonin përmes xhamit, ndërsa nusja dhe dhëndri mbanin në gojë bombola oksigjeni.

Por është interesant se si përcjellësi i nuses dhe dhëndrit kishin pranuar t’i nënshtrohen rregullave të tyre strikte, duke bartur gjithashtu bombola oksigjeni në gojë.

Kjo dasmë konsiderohet si njëra ndër më të rrallat, por dëshira e madhe për të bërë diçka unike është duke shtyrë të rinjtë të mendojnë metoda të pazakonta. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat