Është veç dymbëdhjetëvjeçare por po e përgatisin ta qojnë nuse

Ndryshe

Është veç dymbëdhjetëvjeçare por po e përgatisin ta qojnë nuse

Më: 24 janar 2018 Në ora: 07:23
Ilustrim

Është veç dymbëdhjetëvjeçare por po e përgatisin ta qojnë nuse

Babai i Vogëlushes dymbëdhjetëvjeçare ka vendosur ta martojë pavarësisht që ajo nuk dëshiron dhe se nuk e ka moshën për martesë, raporton CNN

“Babai im I ka martuar të gjitha motrat e mia dhe do që të më martojë me forcë edhe mua.” ka thënë Halima.

Është bërë e ditur që në Jamen martesat e tilla janë të zakonshme dhe se nuk pyeten aspak vajzat, madje nuk pyetet as mosha e tyre e re.

Ekspertët kulturorë thonë që kjo gjë është shumë e zakonshme madje dhe se ka ndodhur për gjenerata të tëra.

Sipas tyre kjo bëhet për t’u siguruar që vajza është e virgjër.
Sipas komentuesve martesat me fëmijë janë rritur që nga lufta civile dhe rënia e statusit ekonomik në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat