Lëshohet nga topogani dhe rrëshqet mbi ujë sikur të ishte mbi akull

Ndryshe

Lëshohet nga topogani dhe rrëshqet mbi ujë sikur të ishte mbi akull

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 07:28
Pamje nga video

Ky është një moment paksa i pabesueshëm në shikim të parë, kur një i ri lëshohet nga topogani dhe arrin të rrëshqas deri në fund të pishinës, dhe të dal nga ajo pa u lagur fare sikur të kishte ecur mbi asfalt.

Videoja e publikuar në Twitter ka nxitur dyshime nëse bëhet fjalë për një video origjinale, apo të montuar me efekte speciale.

Në momentin që ky i ri lëshohet nga tobogani në momentin që ka kontakt me ujin rrëshqet mbi ujë dhe arrin të dal në anën tjetër të pishinës, nga ku vesh bluzën dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt, që veprimi i këtij të riu ka habitur të gjithë me aftësitë e tij për të rrëshqitur mbi ujë pa u zhytur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat