Familjarët mendonin se gjyshi humbte paratë, kamera e sigurisë zbuloi shkaktarin

Ndryshe

Familjarët mendonin se gjyshi humbte paratë, kamera e sigurisë zbuloi shkaktarin

Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:28
Frank Mullins

Frank Mullins nga Cheshire e Anglisë, kishte kërkuar nga familjarët që t’i instalojnë një kamerë, sepse dyshonte se mirëmbajtësja e shtëpisë po e vidhte.

Parashikimet e 101-vjeçarit kanë dalë të sakta, pasi ajo është filmuar teksa afrohet te një dollap dhe me të marrë të hollat, largohet me nxitim.

“Jam i moshuar, por unë e di sa shpenzoj dhe ku i lë paratë. Kjo tregon se kisha të drejtë që ankohesha më parë”, ka thënë Mullins lidhur me rastin.

Deri në atë moment, të gjithë kishin menduar se ai po i humbë të hollat, apo i shpenzon dhe harron se ku, derisa u vërtetua kush ishte fajtori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat