Italia vendos një ligj të ri, dënohesh nëse gatuan ushqime me erë të rëndë

Ndryshe

Italia vendos një ligj të ri, dënohesh nëse gatuan ushqime me erë të rëndë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 21:33
Ilustrim

Të gatuash ushqime që mbajnë erë të rëndë ose të keqe tashmë përbën vetëm penale në Itali. Pas një beteje të gjatë ligjore midis dy fqinjëve në qytetin bregdetar, Monfalcone, pranë kufirit slloven, gjykata e Kansacionit në Romë është shprehur në mënyrë përfundimtare. Një çifti i martuar “qelbnin” gjithë bllokun e pallateve nga gatimet që bënin duke përzier fruta deti të skuqura, salcë dhe makarona. Banorët e bllokut u ankuan në gjykatën e Gorizias, sipas të cilës çifti u shpallën fajtorë për sjellje anti-shoqërore.

Ata vendosën të ankimoheshin në një shkallë më të lartë gjykimi, dhe si përfundim çështja përfundoi në gjykatën më të lartë të Italisë. Kjo e fundit në vendimin e saj mbajti anën e gjykatës lokale duke e quajtur veprën penale të çiftit si “ngacmim i nuhatjes”.

Gjykata urdhëroi çiftin të paguajë një gjobë prej 2 mijë euro. Juristi Matteo Santini, i specializuar në marrëdhëniet e fqinjësisë tha për La Repubblica: “Gjykatat kanë arritur ekuilibrin e duhur midis njerëzve që krijojnë aromat dhe atyre që ankohen për to.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat