Dasmorëve i shpërthen autobusi por…

Ndryshe

Dasmorëve i shpërthen autobusi por…

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:58
Dasmorët

Këtyre dasmorë i shpërtheu autobusi teksa po drejtoheshin në ceremoninë e dasmës në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por Shane McCollow së bashku me nusen Krissi, si dhe dasmorët e ftuar nuk janë shqetësuar nga kjo gjë. Madje ata kanë pozuar të buzëqeshur pranë autobusit të shpërthyer duke mos e prishur gëzimin e kësaj diteje të madhe.

Dhëndri 29-vjeçar dhe bashkëshortja tij tre vite më e re, kanë dalë me shpejtësi nga autobusi i përfshirë nga flaka, shkaku i një shpërthimi të brendshëm.

Meqenëse askush nuk është lënduar, ata kanë qëndruar të gëzuar dhe janë fotografuar, për ta mbajtur mend që iu shmangën tragjedisë.

Ceremonia është zhvilluar normalisht edhe pse me një vonesë të shkurtër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat