Gjenden 300 balena të ngordhura në bregdetin e Zelandës së Re

Ndryshe

Gjenden 300 balena të ngordhura në bregdetin e Zelandës së Re

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 19:14
Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re

Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re, pasi për arsye ende të pakuptueshme kishin dalë në breg të detit. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik por edhe atë botëror, pasi bëhet fjalë për një nga tragjeditë më të mëdha të këtij lloji.

Qytetarë të shumtë kanë shkuar në vend-ngjarje si vullnetarë për të shpëtuar jetën e afro 100 balenave të tjera, teksa e menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e autoriteteve.

Ata janë munduar që të rifutin në ujëra balenat ndonëse diçka e tillë nuk është këshilluar.

Ekspertët shprehen se gjëja më e mirë është që ato të mbahen gjallë deri në zbulimin e arsyes së daljes së tyre nga deti.

Nga rastet që janë regjistruar në të shkuarën, arsyet më të shumta kanë qenë sëmundjet, plagët që mund të kenë marrë balenat por edhe gabimet në navigim që manifestohen shpesh herë në rastet kur bëhet fjalë për ujëra të cekëta.

Aktualisht ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po marrin një sërë provash për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje enigmatike. Ata thonë se do të mundohen të mbajnë gjallë balenat e më pas do t’i rikthejnë ato në habitatin e tyre natyror.

Zelanda e Re vijon të mbetet një nga vendet ku regjistrohen më së shumti raste të daljes së balenave dhe të delfinëve në brigjet e detit. Çdo vit numri mesatar arrin në rreth 300, por dalja e 400 balenave brenda një nate ishte diçka vërtet e paprecedent.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat