Binjaket e lindura para kohe sot gëzojnë shëndet të plotë

Ndryshe

Binjaket e lindura para kohe sot gëzojnë shëndet të plotë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Elizabeth dhe Jessica Bartlett

Shkolla publike Mount Druitt u ka uruar mirëseardhje dy nxënëseve të veçanta një ditë më parë.

Kjo pasi binjaket Elizabeth dhe Jessica Bartlett të lindura pesë muaj para kohe, në vitin 2011, filluan shkollën këtë javë.

Për nënën e binjakeve Melissa-n, kjo ishte një një mrekulli pasi ajo dhe burri i saj Tim, frikoheshin se një ditë të tillë nuk do ta përjetonin kurrë.

‘’Po sa vajzat e mia lindën, neve na u tha që ne si prindër nuk mund të shkonim në shtëpi së bashku’’ u shpreh nëna e binjakeve.

‘’Ato ishin pothuajse të pajetë, pasi lindën pesë javë para kohës. Kjo ishte një tendosje e vërtetë në familje’’ tha nëna Melissa.

Të lindura në vetëm 25 javëshe, vajzat kaluan 110 ditë në njësinë neonatale të spitalit Nepean, në kujdes intensiv.

‘’Jessi ishte më afër humbjes së betejës së saj për jetën pasi ajo me vetëm 9 ditë pas lindjes përjetoi infeksione të mushkërive dhe gjërat u përkeqësuan për zhvillimin e të dyja vajzave’’ tha zonja Barlett.

Megjithatë binjaket Elizabeth dhe Jessica janë shembuj për prindërit e tjerë ku sipas nënës së tyre kjo është një shenj se ka ende shpresë për personat që kanë probleme të tilla të lindjes së parakohshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat