Teksa bora ka zbardhur ka Tiranën ditën e djeshme, të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë nga dyert e shtëpisë për të shkrepur fotografi.
Dikush pranë një “njeriu bore”, të tjerë janë mjaftuar vetëm me bardhësinë në sfond, por një vogëlush ka guxuar më shumë.
Najdi Murati, në Kashar të Tiranës, ka pozuar sikur të ishte në plazh, vetëm se në vend të rërës së nxehtë, poshtë këmbëve të tij ka pasur dëborë të akullt.