Oferta më e mirë për punë. Paguheni vetëm për të udhëtuar

Ndryshe

Oferta më e mirë për punë. Paguheni vetëm për të udhëtuar

Më: 5 janar 2017 Në ora: 20:47
Ilustrim

Ajo ç'ka ju duhet të bëni është që të hidhini tre fotografi në ditë teksa udhëtoni me anije nëpër botë duke u paguar me një rrogë prej 52 mijë euro. "Royal Caribbean International" është në kërkim të dikujt që do të bashkohet me ekipin thjesht për të dokumentuar udhëtimet e tyre verën e ardhshme dhe bëhet fjalë për tre javë.

Kërkesat e punës janë:

-Të postoni tre fotografi në ditë, për çdo dalje në det, bëhet fjalë për pamje nga porti, horizonti ose pjesa e jashtme e anijes, brenda saj, objektet etj.

- Mund të postoni një foto që tregon një përvojë të jashtëzakonshme

-Mund të postoni foto që tregon një person që tregon një histori interesante, një anëtar ekuipazhi që ka një rol të veçantë që ju mund ta keni takuar gjatë eksursionit.

Gjithashtu duhet që të përdorni mesazhet në instagram për të ftuar çdo ditë përdoruesit e tjerë, ose që  

tuaj më të mirë të udhëtimit dhe ta bëni tag tek @RoyalCaribbeanUK me hashtagun ExtraordinaryExplorer. Drejtori i gjithë këtij projekti është në kërkim të dikujt që mund ta ndihmojë për të treguar një përvojë unike që ta bëjë festën në anije edhe më të veçantë. Pra, me pak fjalë detyra juaj është që gjithçka që ndodh në det t'ua tregoni njerëzve në tokë nëpërmjet instagramit me një rrëfim të bukur, pra deri diku duhet të jeni edhe gazetar.

Mund të aplikoni edhe këtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat