Kjo është dhurata më e veçantë e një babai për vajzën e tij

Ndryshe

Kjo është dhurata më e veçantë e një babai për vajzën e tij

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një prind ka shpenzuar shuma të mëdha parash me të bijën, së cilës i ka bërë dhuratë për Krishtlindje as më pak e as më shumë se 27 mijë dollarë. Kuptohet, nuk është një dhuratë rastësore dhe për t’u shpenzuar kot më kot, por për t’i ardhur në ndihmë të bijës, e cila kishte një trup të madh e të shëndoshë, por jo të shëndetshëm.

23-vjeçarja Haleigh York studente në Irlandë, peshonte 130 kilogramë. Pas dështimeve të shumta me dietat, ajo vendosi që t’i nënshtrohej një operacioni plastik.

Kështu vitin që kaloi, Haleigh iu nënshtrua operacionit për të hequr 80 për qind të barkut të saj. Por edhe pse ra në peshë, 63 kilogramë, lëkura e saj u “shëmtua” shumë te barku, kyçet e këmbeve dhe krahët.

Tashmë vajza e re nga Spring Lake në Michigan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur modelingun dhe shprehet se shumë njerëz nuk arrijnë ta njohin.

“Operacionet ishin dhuratë e babait për mua. Jam shumë e lumtur për gjithçka ai ka bërë për mua. Rashë në peshë, por lëkura ime ishte e deformuar. Madje ajo dukej edhe nga rrobat që vishja, nuk ndihesha mirë aspak”, ka thënë 23-vjeçarja.

“Një ditë i tregova babait se sa e palumtur isha me trupin tim. Ai gjithmonë ka dashur që unë të jem mirë dhe e gëzuar, prandaj nuk mendoi dy herë dhe më dha paratë për operacionet”, ka shtuar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat