Mënyra më e dhimbshme për tu dobësuar

Ndryshe

Mënyra më e dhimbshme për tu dobësuar

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:27
Li Hang

Kjo është mënyra më e keqe për të humbur peshë. Por për 11-vjeçarin Li Hang, nga qyteti Harbin i Kinës, duket e vetmja shpresë. Ai peshon rreth 150 kg dhe vuan nga sindroma Prader-Willi.

Mjekët tani po përdorin teknika të mjekësisë tradicionale kineze, si terapi zjarri dhe kupa me shpresë se ai do të mund disa kilogramë.

Sindroma Prader-Willi, nga e cila vuan 11-vjeçari e ka bërë atë rreth tre herë më të shëndoshë se moshatarët e vet.

Janë të pakët ata që vuajnë nga kjo sindromë, e cila të detyron të konsumosh ushqime 6 herë më shumë se një njeri normal. Dhe nëse nuk ushqehesh, atëherë këta njerëz bëhen nervozë.

Gjithashtu këta njerëz që janë prekur nga kjo sindromë kanë vështirësi në të mësuar dhe mungesën e zhvillimit seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat