Bleu Toyota duke paguar tërësisht me para të ima

Ndryshe

Bleu Toyota duke paguar tërësisht me para të ima

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 22:07

Burri i njohur vetëm si Gou nga Zhengzhou i Kinës, e ka blerë një veturë me para të ima, që i kishte kursyer për vite të tëra.

Shitësi i luleve, ishte marrë vesh me pronarët e garazhës, që të paguaj në këtë formë, në këmbim të një Toyota Prado.

Ai ka shkuar me mbi 100 mijë youan, teksa të gjitha monedhat ishin nga dhjetë deri në 50 cent. Në mesin e parave, kishte edhe bankënota letre, por që nuk vlejnë më shumë se një youan.

Punonjësit nuk kanë humbur kohë dhe ia kanë filluar menjëherë të numërojnë sasinë enorme të parave.

Pas 12 orësh, ata kanë arritur në shumën që duhej për të shitur makinën. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat