I bën një dhuratë të madhe gruas, por ajo e kërcënon me divorc

Ndryshe

I bën një dhuratë të madhe gruas, por ajo e kërcënon me divorc

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:16
Mostra e Pokemon Go

Kur një burrë i dhuron diçka gruas së tij, mendon se ka bërë diçka të këndshme dhe të vlerësuar. Dhe çfarë është më e çmuar për një grua se sa një arush i butë pelushi për ta përqafuar?

Për t’i bërë qejfin gruas së tij, burri vendosi t’i blinte një nga mostrat e saj të preferuara të Pokemon Go, ariun Snorlax. Jo një, por 3 prej tyre.

I porositi në internet, por pa i kushtuar vëmendje përmasave të tyre. Dhe rezultoi se ato nuk ishin në përmasat e një ariu pelushi, por të një ariu real,

Secili prej tyre ishte 1 metër i gjatë dhe një e gjysëm i gjerë. Por problemi i tyre ishte se çifti nga Singapori, jetonte në një mini apartament, ku nuk kishte vend për 3 arushët. Ardhja e tyre jo vetëm që nuk e ka gëzuar gruan, por e ka tërbuar atë, aq sa i ka kërkuar bashkëshortit divorcin.

Dhe për të shmangur ndarjen, burri nxori një njoftim në internet dhe ia dhuroi arushat dikujt tjetër që kishte hapësirë për ta.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat