4-vjeçarja plotëson dëshirën e fundit të nënës, vishet si nuse

Ndryshe

4-vjeçarja plotëson dëshirën e fundit të nënës, vishet si nuse

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:39
Nora

Një vajzë katërvjeçare ka plotësuar dëshirën e fundit të nënë së saj, duke u veshur me fustan të bardhë, e duke realizuar albumin fotografik në vendin ku prindërit e saj janë martuar.

Amber Davis nga Karolina e Veriut, ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare pasi u diagnostikua me një lloj të rrallë të kancerit të qafës së mitrës. Pasi mori vesh sëmundjen, nëna e tre fëmijëve i kërkoi mikut të saj, fotografit Heidi Spillane, që t’i premtonte se do të fotografonte vogëlushen Nora me fustanin e saj të dasmës.

Fatkeqësisht, Amber nuk arriti t’i shikonte këto imazhe pasi ajo vdiq para se e bija të bënte setin fotografik. Ndërkohë Heidi, i cili ka qenë fotografi në dasmën e Amberit me bashkëshortin e saj Derek, ka fotografuar edhe fëmijët Noah, 8 vjeç, Nora, 4 vjeçe dhe aReid 3.

Ai është shprehur se është ndjerë i lumtur kur shoqja e tij i ka kërkuar që të bëjë këto foto speciale. “Ishte shumë emocionuese të shihja Norën në fustanin e Amberit. Ishte aq e bukur sa e ëma. Kur e pashë vogëlushen me fustanin e bardhë, zemra nisi të rrahë fort”, ka shtuar Heidi.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat