73-vjeçari shqiptar kërkon nuse, 3 mijë euro për atë që ia gjen

Ndryshe

73-vjeçari shqiptar kërkon nuse, 3 mijë euro për atë që ia gjen

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 09:17
Spiro Kamberi

E rrallë për ta besuar, por e vërtetë. Një 73-vjeçar, banor në Memaliaj, kërkon të martohet në pleqëri. Madje mblesit, i ka ofruar një shumë mjaft tunduese prej 3.4 milionë lekë të vjetra (rreth 3 mijë euro).
  
Quhet Spiro Kamberi dhe është një ndër banorët e hershëm të Memaliajt që kur është formësuar si qytet në fillimvitet ’50. Ka punuar në minierë dhe asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin ku u rrit, u shkollua, punoi ku krijoi familje dhe madje edhe kur varrosi me duart e veta, bashkëshorten  e vet që ka pak kohë që u nda nga jeta.
 
Për këtë shkak, i moshuari për të ngrysur vitet e fundit të jetës, kërkon të martohet dhe të gjejë një grua që t’i përgjigjet shijeve të tij. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm, është që ajo që do të lidhë “fatin” me të, të jetë nga Gjirokastra.
 
Kjo pasi sic thotë vetë Spiro e do nga zona e tij minoritare e origjinës nga fshati Goranxi. Në kushtet e vetmisë, ai nuk lihet pas dore nga miqtë e tij që e vizitojnë shpeshherë, si Selami, apo dhe Rolandi që i kemi gjetur rastësisht në banesën e tij. 
 
Vetë Spiro Kamberi, ka kontaktuar Report TV, për të “promovuar”  kërkesën e tij të pazakontë në kushtet kur askush, nuk i afrohet apo t’i gjendet pranë.
 
I moshuari ka katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza, të gjithë të martuar e emigrantë në Greqi. Me fëmijët larg 73-vjeçari, kërkon që jetën ta ngrysë, në krahët e një gruaje që ta dojë as më shumë dhe as më pak, aq sa gruaja e tij që s'jeton më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat