Një i ri amerikan sulmohet nga ariu në Rumani

Ndryshe

Një i ri amerikan sulmohet nga ariu në Rumani

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 21:14
Ilustrim

Një qytetar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është sulmuar sot nga një ari në Rumani.

Siç njoftojnë mediat rumune, amerikani 20-vjeçar, ishte duke udhëtuar në pjesën malore në Brasov, kur u sulmua nga ariu, për fatin e të cilit, ariu pasi i shkaktoi një plagë të thella ka ikur.

Të riut amerikan, i cili kishte pësuar lëndime në krahun e majtë, i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa jeta e tij nuk është në rrezik.  

Në malet ku u sulmua i riu amerikan, ndodhen mbi 5-mijë arinj të murrmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat