U divorcua nga gruaja sepse e pa për herë të parë pa makijazh

Ndryshe

U divorcua nga gruaja sepse e pa për herë të parë pa makijazh

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një burrë nga Dubai është divorcuar me gruan e tij të sapomartuar sepse e pa për herë të parë pa makijazh. Nusja arabe, 28 vjeç, u akuzua nga ish-bashkëshorti i saj sepse e kishte mashtruar për bukurinë e saj.

Ai tha se ajo kishte përdorur shumë produkte kozmetike dhe qerpikë fals.

Të sapomartuarit kishin shkuar për t’u larë në detin e Al Mamzarit në Dubai, por ku uji kishte fshirë
Makijazhin e gruas së tij, 34-vjeçari tha se nuk kishte mundur ta njihte.

Dr. Abdul Aziz Asaf, një psikolog këshillues për çifte, ka qenë duke ndihmuar gruan të kalojë divorcin pa probleme.

“Dhëndri u divorcua me njëherë nga ajo dhe refuzoi çdo tentativë ribashkimi”, tha ai.

Çifti ka qenë i fejuar për 6 muaj para dasmës dhe doktori tha se ai nuk mendonte se gruaja e tij ishte po aq e bukur sa më parë në ditën e tyre të veçantë.
Nusja kishte vënë qerpikë fals gjatë gjithë kohës dhe kishte kryer disa operacione plastike para martesës, gjë që kishte patur ndërmend t’ia thoshte partnerit të sakte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat