Me këto gjëra që i bëni çdo ditë ua mundësoni hajdutëve të ju vjedhin në shtëpi

Ndryshe

Me këto gjëra që i bëni çdo ditë ua mundësoni hajdutëve të ju vjedhin në shtëpi

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Kur mendohet lidhur me mbrojtjen e shtëpisë, gjërat e para që ju shkojnë ndërmend janë fare të thjeshta, siç është mbyllja e derës me çelës dhe aktivizimi i sistemit të alarmit.

Por ka disa gjëra ndaj të cilave hajdutët bëjnë shumë kujdes por që ju nuk i vini re.

Më poshtë gjeni një listë të cilën hajdutët e mbajnë parasysh nga lehtësitë që ju i krijoni për t’iu vjedhur:

Lejoni njerëz të panjohur që të hyjnë në shtëpi- Mund të duket diçka banale për t’u thënë, por është shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes ndaj personave që hyjnë në shtëpi, shkruan noa.al. Tregoni vëmendje për shembull ndaj një hidrauliku ose elektriçisti, ku për shërbime të tilla do bënit mirë që t’iu drejtoheshit personave tek të cilët keni besim.

Fshihni sistemin anti-vjedhje- Pasi të keni instaluar një sistem anti-vjedhje, sigurohuni që paneli i kontrollit të mos jetë i dukshëm për personat e huaj.

Përgjigja ndaj të panjohurve- Nëse nuk prisni vizita, më mirë injorojini trokitjet në derë ose së paku pyesni dhe sigurohuni se kush është.

Lënia e çelësave poshtë vazos te dera e shtëpisë- Ky është vendi i parë ku hajduti do kontrollonte.

Lini jashtë lodrat e fëmijëve- Biçikleta e re e fëmijës ju ka kushtuar, ndaj bëni më shumë kujdes pasi mund të mos e gjeni më nëse e lini jashtë shtëpisë.

Mos publikoni fotografi nga pushimet në rrjetet sociale- Asnjëherë nuk mund ta dini nëse një person që është mik i juaji, mund të mos ketë dorë, kështu që kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat