Gruaja ‘super njerëzore’ me mikroçipë në duar

Ndryshe

Gruaja ‘super njerëzore’ me mikroçipë në duar

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Ajo ka transplantuar mikroçipë në të dy duart, në mënyrë që të hap dyert pa çelësa dhe asnjëherë nuk ka nevojë për një fjalëkalim kompjuteri.

Një paraqitje e shkurtër se çfarë mund të përmbajë e ardhmja, mikroçipë të imët po transplantohen në njerëz, që të mund të hapin dyer pa përdorur çelësa apo të futen në kompjuterët e tyre pa përdorur fjalëkalimin, shkruan DailyMail.

Gruaja nga Syndey, Shanti Korpooral ka transplantuar dy mikroçipë në duart e saj, të cilët ajo i përdorë tani sikur ka fuqi super njerëzore, raporton Adelaide Advertiser.

Qëllimi i saj i tanishëm është që të mund të heq qafe kuletën dhe kartelat e kreditit të saj në mënyrë që të bëjë një jetë të përparuar, andaj moto e saj është ‘qielli është kufiri’ dhe çka mund të arrihet më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat