Dronë për të shpërndarë pica!

Ndryshe

Dronë për të shpërndarë pica!

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 12:51
Dronë

Piceri “ Domino” njoftoi sot se do të provojë të përdorë dronë për të shpërndarë pica në Zelandën e Re, një projekt që është i pari në botë i këtij lloji.

Kompania postoi  në Facebook foto të shpërndarjes së picave me dronë dhe tha se kishte për qëllim të fillojë shpërndarjen ajrore të picave për konsumatorët e saj në Zelandën e Re.    

Droni me fibra karboni është realizuar në partneritet me kompaninë amerikane të shpërndarjes me dronë, “Flirtey”, si dhe është projektuar për të dorëzuar ngarkesën e saj të lehtë për adhururesit e picave me anë të një litari.

Domino tha se dronët, që do të përdorin, janë të pajisur me teknologji pilotimi të nivelit ushtarak dhe me komunikim të koduar. Ata do të udhëtojnë rreth 30 kilometra në orë, duke fluturuar në një lartësi prej rreth 60 metrash.

Fillimisht dronët  do të përdoren vetëm në mot të mirë si dhe kompania për momentin ka vendosur t’i rikthehet metodave tradicionale të shpërndarjes gjatë periudhave me erë të lartë dhe shi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat