Momenti i bukur kur binjakët e porsalindur mendojnë se janë ende në mitër

Ndryshe

Momenti i bukur kur binjakët e porsalindur mendojnë se janë ende në mitër

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 16:55
Pamje nga video

Foshnjat e lezetshme binjake në këtë video veç sa kishin lindur. Në fakt, ato nuk e kishin kuptuar ende se janë bërë pjesë e botës. Ato mendonin se ende janë në mitër!

Prandaj, me përdorimin e një teknike të veçantë, një infermiere i vendosë ato në një dush ku uji vjen drejt në fytyrën e tyre. Kjo metodë është e dizajnuar që në mënyrën më të lehtë të mundshme t’i prezantojmë foshnjat në ambientin e ri.

Por, në mënyrë befasuese, këta të porsalindur nuk janë aq të mahnitur me këtë proces. Ato nuk qajnë apo nuk krijojnë panik, por qëndrojnë të përqafuara me njëri-tjetrit dhe ngadalë fillojnë të marrin frymët e para përmes gojëve të vogla.

Shumë ngadalë fillojnë të lëvizin përreth, dhe pas një kohe i hapin sytë për të parë ambientin e ri dhe jetën! Këto dy foshnje me të vërtetë që janë të mahnitshme dhe nëse jeni person që nuk preferoni të bëni fëmijë në të ardhmen, patjetër se do t’ju ndryshohet mendja me këtë video.

Është një gjë shumë e rrallë të qenit dëshmitar i fillimit të një jete të re, e aq më pak i dy jetëve të reja. Kjo video e kap një moment shumë të mahnitshme dhe na tregon se sa delikate dhe e bukur është jeta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat