Vajza e shpërndarëses së drogës shfaq pasurinë në rrjet

Ndryshe

Vajza e shpërndarëses së drogës shfaq pasurinë në rrjet

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 16:34
Paratë

Vajza e një shpërndarëseje droge në Gllasgou ka shfaqur pasurinë e saj që dyshohet se është arritur përmes parave të paligjshme të së mamasë.

Jodie Gilmour, 22 vjeçe, ka publikuar disa foto të vetes duke mbajtur kartmonedha të prejres prej 50 sterlinash, si dhe duke treguar veturën e saj Audi me vlerë 35,000 sterlina në rrjetet sociale.

Ajo tregoi gjithashtu disa palë atletesh të reja si dhe zbardhjen e dhëmbëve të saj të cilat së bashku kushtojnë 8,000 sterlina.

Mësohet se ajo shpenzon gjithashtu qindra paund më makinat e ruletave dhe mburret për fitimet e saj të mëdha në casino.

Mamaja e saj Shirley Gilmour, një spërndarëse drogë e dënuar, është akuzuar se shet valumë blu të rremë dhe vdekjeprurës për ata që kanë varësi të rëndë ndaj drogës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat