Shkoi të nxirrte paratë, zbulon mashtrimin në bankomat (Video)

Ndryshe

Shkoi të nxirrte paratë, zbulon mashtrimin në bankomat (Video)

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Një video e pabesueshme është shfaqur në internet, në të cilën shihet se si një njeri zbuloi një pajisje ilegale në një bankomat në Vjenë – e cila siç duket ishte vendosur nga dikush për të vjedhur detajet e kartelës së bankës.

Eksperti amerikan i sigurisë Benjamin Tedesco, e gjeti pajisjen mashtruese të vendosur në bankomat në kryeqytetin e Austrisë përderisa ishte me pushime atje.

Videoja tronditëse është shikuar më shumë se një milion herë në YouTube prej kur u ngarkua.
Është mirë që të kontrolloni bankomatin para se ta futni kartelën në të, pasi e njëjta gjë mund t’ju ndodh edhe juve.

Shikojeni videon:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat