Në këtë shtëpi kanë ndodhur 6 vrasje, do e blinit?

Ndryshe

Në këtë shtëpi kanë ndodhur 6 vrasje, do e blinit?

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 08:40
Shtepija

Një burrë në Nju-Jork ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij, duke thënë se është e madhe me pesë dhoma gjumi, katër banjo, një garazh për makinë. Por ai ka lënë pa përmendur se aty ka ndodhur një vrasje makabër.

Sipas njoftimit për shitjen e shtëpisë, pronari i shtëpisë ka kërkuar 850 mijë dollarë. Ndërkohë, vrasja që e bëri të famshme këtë banesë ka ndodhur më 13 nëntor 1974. Aty mbetën të vrarë nëna, babai dhe katër motrat e vëllezërit e Ronald DeFeo.

Sipas “New York Daily”, viktimat u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre. Vrasësi ishte pikërisht pjesëtari i kësaj familje, Ronald DeFeo, i cili deklaroi se “ishin disa zëra në shtëpi që e bënë të vriste të dashurit e tij”.

Gjykata në Nju-Jork e dënoi atë për gjashtë vrasjet, si dhe bëhet e ditur se gjatë një seance u mor vendimi që të dalë në liri me kusht në qershor të 2017-s.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat