Vizitorët e një kopshti zoologjik tmerrohen, jaguari ngjitet në mur dhe për pak sa nuk u afrohet

Ndryshe

Vizitorët e një kopshti zoologjik tmerrohen, jaguari ngjitet në mur dhe për pak sa nuk u afrohet

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 16:43
Jaguari

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Brazil, mbetën të tmerruar kur një jaguar arriti të ngjitet në mur dhe për pak sa nuk kaloi rrethojnë mbrojtëse.

Incidenti ka ndodhur të enjten kurse kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin rrëqethës.

Nga ky kopsht zoologjik është bërë e ditur se nuk ka patur ndonjë rrezik për vizitorët, pasi sipas tyre ekzistonte edhe një mur gjembor që kishte energji elektrike dhe do ta godiste kafshën e egër në momentin që do ta prekte telin.

Në video shihet sesi vizitorët e fotografojnë kafshën, kur krejt befasisht fillon të ngjitet në mur dhe afrohet tek rrethoja.

Megjithatë ishte një punonjës i kopshtit, që intervenoi dhe detyroi kafshën që të tërhiqet dhe të zbret nga ku kishte hipur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat