​Pema e Krishtlindjes nis udhëtimin e saj 500 kilometra drejt Big Benit

Ndryshe

​Pema e Krishtlindjes nis udhëtimin e saj 500 kilometra drejt Big Benit

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Rreth 12 metra e lartë, pema e Krishtlindjes filloi udhëtimin e saj prej më shumë se 500 kilometrash përgjatë Anglisë deri në afërsi të Big Benit të Londrës, ku do të dekorojë kryeqytetin britanik gjatë festave.

Bredhi Sitkan u zgjodh midis 150 milionë pemëve në pyllin Kieder të Northumberland për të qëndruar në një nga pozicionet më të spikatura në Westminster.

Pylltarët anglezë e prenë me kujdes pemën 40-vjeçare për të mos e dëmtuar, pas së cilës ajo u mbështjellë dhe u vendos në një kamion për në Londër. Pylltari Richard Cooper tha se ai pret dhe mbjell shumë pemë çdo vit, por "kjo është gjithmonë e veçantë" sepse "duhet të jetë e përsosur".

"Për më shumë se 20 vjet, Kielder Forest ka siguruar një pemë që qëndron pranë Big Benit. Nuk ka të bëjë vetëm me atë se sa bukur duket në pyll, është aftësia për ta prerë atë në mënyrë të sigurt dhe për ta transportuar atë në Londër pa asnjë dëmtim," vazhdoi Cooper.

"Kaq shumë njerëz nga e gjithë bota do ta shohin atë të ndezur dhe jam shumë krenar që shoh diçka nga cepi ynë i Northumberland që zë një pozicion kaq të rëndësishëm."

Kielder shpërndan rreth 180 pemë në një numër qytetesh çdo Krishtlindje. Ky pyll siguron qëndrueshmërinë e furnizimit të tij në të ardhmen duke mbjellë pemë të reja çdo vit.

Cooper tha se "dikush tjetër do të ketë detyrën të zgjedhë pemën për vitin 2063", por se ka edhe diçka "të veçantë në mbjelljen e një fidani me një të ardhme kaq unike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat