Në Japoni gratë paguajnë djemtë e bukur tu fshijnë lotët

Ndryshe

Në Japoni gratë paguajnë djemtë e bukur tu fshijnë lotët

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 18:43
Ilustrim

A keni dashur ndonjëherë që një djalë i bukur e seksi t'ju vijë pranë në zyrën tuaj dhe t'ju fshijë lotët?

Epo, mos e besoni po deshët por ja që ekziston një shërbim i tillë.

Po, në Japoni tani ky shërbim quhet "Ikemeso Danshi" dhe një burrë i bukur ( ikemen ) shkon në vendin e punës për të fshirë me shami sytë e lagur me lot të japonezeve.

Shërbimi është ideuar nga Hiroki Terai, i cili e ka kthyer "kërkimin e lotëve" për lehtësimin e stresit në një biznes mjaft fitimprurës. Ai madje publikoi një libër fotografishë me "vajza që qajnë" në 2015.

"Ikemeso Danshi" është shkurtim i "Ikemen de mesomeso naku dansei", të cilin mund ta përkthejmë si "burra të bukur që qajnë".

Shërbimi ka një grup djemsh mes të cilëve vajzat dhe gratë mund të zgjedhin, secili prej tyre ofron një lloj eksperience paksa të ndryshme. Ka dentist, një “djalë të keq”, një tip intelektual etj…

Ju bëni një porosi për një "korrier" Ikemeso dhe ai mbërrin pak kohë më vonë për t'ju ndihmuar të lehtësoni gjithë atë stres në zyrë. Së bashku shikoni video të trishtueshme për t'i bërë ato kanale loti të rrjedhin.

Çdo seancë kushton 60 euro.

Ikemeni juaj i përzgjedhur gjithashtu do të vendosë në mënyrë romantike dorën e tij në murin pas jush (një lëvizje në dukje joshëse e njohur si kabe-don ) dhe gjithashtu do të prekë butësisht faqen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat